Lajme

Deri dje paralajmeronte pushtimin e Ukraines dhe mposhtjen e NATO-s, Kadyrov: Jam i zhgënjyer

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 11 September 2022

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë i emëruar nga Kremlini, i cili deri se fundi paralajmëronte pushtimin e shpejtë të Ukrainës, e madje edhe mposhtjen e NATO-s si aleancë nga ana e Rusisë, ka kritikuar udhëheqjen e ushtrisë ruse, pas debaklit që ajo po pëson gjatë ditëve të fundit në Ukrainë.

Si një shenjë se Kremlini mund të përballet me pasoja serioze për humbjen e territorit që rusët kanë pushtuar në Ukrainë dhe për të cilin kishin thënë vazhdimisht se planifikojnë ta mbajnë “përgjithmonë” nën kontrollin e tyre, Kadyrov sugjeroi gjithashtu se presidenti rus, Vladimir Putin mund të mos jetë në dijeni për gjendjen reale në Ukrainë.

“Ata bënë gabime dhe mendoj se do të nxjerrin përfundimet e nevojshme”, tha Kadyrov në një video porosi të postuar në kanalin e tij në Telegram të dielën.

-Advertisement-

“Nëse nuk do të ketë ndryshime në strategji sot apo nesër, do të detyrohem të flas me kryesinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe me udhëheqjen e vendit për t’u shpjeguar situatën reale në terren, është një situatë shumë interesante. Unë do të thoja se është e habitshme”, tha Kadyrov.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera