Lajme

Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF të Shtimes

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 23 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë shqiptar shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete ë Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Shtime, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese, njofton policia.

“Shtime 22.04.2023 – 12:40. Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera