Lajme

Dërgohet pa shenja jete një grua në klinikën mjekësore në Llapnasellë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 08 February 2024

Një grua është dërguar pa shenja jete në klinikën mjekësore në Llapnasellë.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

-Advertisement-

HETIM I VDEKJES

Fsh. Radev, Graqanicës 07.02.2024-17:20. Nga klinika mjekësore në Llapnasellë, kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

/GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera