Lajme

Dërgohet në Qeveri projektligji për themelimin e Byrosë Shtetëtore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 24 December 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka proceduar për në Qeveri njërin nga projektligjet më të rëndësishme, atë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Ky Projektligj i cili është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës (vendor dhe ndërkombëtar), përmban dispozita materiale dhe procedurale të cilat synojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht. Njëkohësisht projektligji garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Parandalimi dhe ndëshkimi i keqpërdorimit të të mirave publike, tha ajo, ka qenë dhe mbetet njëri ndër top prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe aprovimi e implementimi i këtij Ligji, është një hap tutje i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi.

-Advertisement-

“Falenderoj të gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin që kanë dhënë në hartimin e këtij projektligji!”, përfundoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera