Lajme

Dërgohet në mbajtje një grua në Gjilan, ngacmoi disa burra përmes telefonit

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 18 January 2023

Policia e Kosovës, ka arrestuar të hënën një grua pasi disa burra u ankuan në polici se janë ngacmuar nga ajo përmes telefonit.

Sipas policisë, raportimi i rastit është bërë me 8 janar derisa e dyshuara është arrestuar të hënën me 16 janar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar si “ngacmim”.

-Advertisement-

“Me datën 16.01.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se përmes telefonit ka ngacmuar ankuesit kosovarë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera