Dërgimi i tankeve në Ukrainë, Rusia: SHBA dhe NATO po përfshihen drejtpërdrejt në luftë

Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 26 January 2023
Amerika dhe Europa po bëhen pjesë e konfliktit në Ukrainë. Është ky reagimi i Rusisë ndaj vendimit të Perëndimit për të dërguar tanke të fuqishme beteje në ndihmë të ushtrisë së Kievit.
“Kemi deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet europiane dhe Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve në Ukrainë, përfshirë tanket, nuk i përfshijnë në asnjë mënyrë këto vende të aleancës në konfliktin në Ukrainë. Ne në Moskë e kundërshtojmë kategorikisht këtë. Gjithçka që po bëjnë ato kryeqytete dhe ajo aleancë, ne i konsiderojmë si përfshirje të drejtpërdrejt në konflikt,” u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit
Ky reagim i drejtohet veçanërisht presidentit amerikan, Joe Biden, i cili shprehimisht tha se ndihmat ushtarake për Ukrainën nuk duhet të konsiderohen “një kërcënim” apo “ofensivë” kundër Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit nuk ishte zyrtari i vetëm në Moskë që i ra “gongut” paralajmërues të një lufte të madhe.
“SHBA dhe NATO janë bërë palë në konfliktin në Ukrainë dhe synojnë të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për ta zgjatur këtë konflikt ushtarak. Edhe me përfundimin e fazës së nxehtë të konfliktit në Ukrainë, bota anglo-saksone nuk do ta ndalë luftën e saj të fshehtë kundër Rusisë dhe aleatëve të saj,” deklaroi Nikolay Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurisë i Rusisë.
Ndërkohë, më herët presidenti rus, Vladimir Putin, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes lidhur me dërgimin e tankeve perëndimore në Ukrainë, por thumboi qeverinë e Berlinit dhe Europën duke thënë se në Gjermani gjenden ende trupat pushtuese amerikane./a2cnn

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...