Lajme

“Der Standard”: Nëse nuk ka qeveri deri më 24 shkurt, në Kosovë ka zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 19 January 2020

Gazeta e njohur austriake me emrin “Der Standard” i ka dedikuar një shkrim të shkurtër edhe aktualitetit politik në Kosovë.

Kjo gazetë ka shkruar se partitë politike në Kosovë që po kërkojnë formimin e qeverisë, VV dhe LDK, kanë mosmarrëveshje vetëm sa i përket pozitës së presidentit të vendit.

Ajo një koalicion mes këtyre dy partive e ka quajtur si “shumicë të ngushtë” duke përmendur ulëset e njërës, 29 dhe të tjetrës, 28.

-Advertisement-

Kjo gazetë ka përmendur edhe afatin ligjor për mandatimin e qeverisë e që është vetëm 15 ditë.

Më poshtë keni artikullin e përkthyer nga BS:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën e porositi shefin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, që të krijojë qeverinë e re.

Megjithë negociatat tre muajshe mes Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhjes Demokratike (LDK) si partia e dytë më e fortë parlamentare, një koalicion qeveritar ende nuk është arritur.

Thaçi ka justifikuar vendimin e tij, duke thënë se bllokada politike e institucioneve nuk mund të vazhdojë. “Palët janë përgjegjëse për zgjidhjen e bllokadës”, citohet Presidenti i Kosovës.

Sipas Thaçit, tani i takon Kurtit që ta pranojë ose jo mandatin për të formuar një qeveri.

Shumica e ngushtëVetëvendosje kishte siguruar 29 nga 120 vendet parlamentare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, ndërsa LDK-ja mbeti vetëm prapa me 28 vende.

Ato mund të krijojnë një aleancë qeveritare me përfaqësuesit e pakicave etnike, përfshirë Listën serbe të Beogradit.Bisedimet për koalicionin qeveritar midis Vetëvendosjes dhe LDK kanë ngecur javë më parë për shkak të kërkesës së LDK-së për të marrë postin e presidentit pasi të mbarojë mandati i Thaçit.

Vetëvendosje e hodhi poshtë kërkesën, por ishte e gatshme ta linte LDK-në të marrë gjashtë nga pesë ministritë, për të cilat kishin rënë dakord më parë, në qeverinë e ardhshme.

Nga ana e saj, Lidhja Demokratike kundërshtoi ofertën. Të dy partitë ranë dakord menjëherë pas zgjedhjeve se qeveria e re duhet të kishte vetëm dymbëdhjetë ministri.

Duket, gjithashtu se nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me programin qeverisës.Qeveria brenda 15 ditëve.

Sipas kushtetutës, mandatari i caktuar duhet të prezantojë qeverinë e tij në parlament brenda 15 ditësh. Nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, kreu i shtetit duhet të propozojë një kandidat të ri për postin e kryeministrit brenda dhjetë ditëve të tjera.

Nëse as kështu nuk arrin të formohet qeveria, do të ketë zgjedhje të reja. Sidoqoftë, kj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera