Lajme

“Der Standard”: Ideja për korrigjim kufijsh do të “varroset” më 29 prill në Berlin

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 18 April 2019

Gazeta austriake “Der Standard” thotë se ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të varroset në Berlin më 29 prill, në takimin që do të mbahet mes liderëve të Serbisë, Aleksander Vuçiç e Ana Brnabiç si dhe atyre të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Këtë tashmë e pohon edhe një përkrahës i kësaj ideje, këshilltari politik, Ivan Krastev, sipas tij negociatat për një skenar te tillë, e kanë humbur sensin.

“Përshtypja ime është se një ide e tillë e ka humbur aktualitetin. Në këtë frymë nuk do të ketë shkëmbim të territoreve”, ka thënë ai, i cituar nga Der Standard.

-Advertisement-

Ndërkohë duket se edhe diplomatë të tjerë ndajnë bindjen që në Berlin do t’i thuhet jo, një herë e mirë këtij plani.

Eurodeputeti gjerman, Manuel Sarazzin nga partia e të gjelbërve, këmbëngul se kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm, përcjell Top Channel.

Ai ndër të tjera thotë se një ide e tillë është tallje me të gjitha viktimat e luftës, dhe e rrezikshme për paqen në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera