Lajme

“Der Spiegel”: Ky është gabimi që bëri perëndimi me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 11 June 2017

Perëndimi ia ka lëshuar komandantëve kombit të ri. Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.

Kosova ka kaluar në kohë luftrash por edhe sot e kësaj dite shoqëria e saj është ndërtuar si shoqëri lufte. Atë që ata kanë për ta thënë, janë të ngjashme se në vitet 90-të.

Miliarda për elitën e korruptuar

-Advertisement-

Për të gjetur një vend që është në duart e një klani të vogël, duhet të hedhësh shikimin në Botën e tretë. Kosova është një Failed State, Shtet i dështuar, ku krimi i organizuar ndodhet i fshehur deri në institucionet më të larta të vendit. Sipas Interpolit një pikë lidhëse për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Miliardat e BE të investuar në projektin K – në shumicën e rasteve janë derdhur në xhepat e elitës të korruptuar.

Gabimi i perëndimit

Më pas media gjermane thekson se gabimi që bëri perëndimi është që Kosovën ua la në dorë komandantëve që glorifikohen si “ushtarë të lirisë”, por në shumë raste bëhet fjalë për luftëtarë të krimit.

“Ata nuk ishin të gatshëm të ndërtonin demokracinë, respektimin e ligjit, drejtësinë funkcionale dhe shtetin social,” përcjell botasot.info. Edhe presidenti i shtetit sipas raporteve të BND (Shërbimit sekret gjerman) gjatë periudhës paramilitare ka qenë pjesë e organizatës kriminale. Sipas organizatës “Pro Asyl” në Kosovë është “mezi e dallueshme” ndarja mes shtetit dhe mafias.

Erdogani dhe Putini si pasqyrë

Më pas shkrimi ndalet duke folur për pasqyrën e të rinjve në Kosovë dhe rritjen e ndikimit të fesë.

“Pasqyra ose “role model” këtu nuk është BE, por një burrë i fuqishëm si Erdogani. Te serbët kjo vlen për Putinin.”

Pas viteve 90-të vendet e Gjirit kanë ngritur shkolla të mësimit të Kuranit në Bosnjë duke rritur shtimin e ndikimit të fesë në rajon.

Dikur luftonin çeçenët, irakenët në Ballkan, ndërsa sot në kuadër të ISIS në Lindjen e Mesme luftojnë shumë banorë të Kosovës dhe Bosnjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera