Fokus

Deputetja shqiptare në Kroaci përmes inFokusit i çon mesazh Thaçit e Kurtit – Merreni më seriozisht ju Koronavirusin

Autori: Halil Berisha 12:35 | 22 March 2020

Kroacia u godit nga një tërmet shkatërrues prej 5.5 shkallësh.

Kjo pikërisht në kohën e Koroanvirusit, shkruan gazeta inFokus.

E në shenjë solidariteti, fillimisht Presidenti Hashim Thaçi e pastaj edhe Kryeministrit Albin Kurti thanë që janë të gatshëm ta nisin FSK-në për në Kroaci, për t’u ndihmuar në përballjen e situatës.

-Advertisement-

E në një intervistë ekskluzive për gazetën inFokus, Ermina Lekaj Prljaskaj, deputetja shqiptare në Parlamentin kroat i është përgjigjur të dyve.

Ajo thotë që nëse janë të gatshëm të kontaktojnë me zyrtarët kroat, ani se thotë që me shumë gjasë nuk ka nevojë për këtë ndihmë, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, deputetja shqiptare në Kroaci përmes inFokusit ju tha edhe Hashim Thaçit e edhe Albin Kurtit që të marrin më me seriozitet luftën ndaj Koronavirusit.

“Do të ishte mirë që ta lajmërojnë Qeverinë kroate po besoj që nuk ka nevojë e ta marrim me seriozitet punën e Koronës e këtë javë veç e kanë parapa kombinacionin e koronës e do të ketë edhe të vdekur e ushtria kanë dalë edhe me krevete, i kanë marrë 5000 krevate i kanë përgatitë, e tash, çka me thanë, apeloj ta marrin punën e koronës, e nëse mundën me na ndihmua ta tregojnë”, ka thënë Lekaj.

Intervistën e plotë të Ermina Lekaj Prljaskaj për gazetën inFokus mund ta gjeni duke klikuar këtu./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera