Lajme

Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 22:59 | 19 August 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jetë kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi për emisionin N’Konak, ka vlerësuar lartë shefin e saj, duke e cilësuar si e ardhmja e Kosovës.

“Kryetari, Lumir Abdixhiku, është kryetari më i ri që e ka një parti më e vjetër e cila është Lidhja Demokratike e Kosovës, unë shumë shkurt e kisha thanë qe kryetari jonë është kryeministri I ardhshëm i Republikës së Kosovës”, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera