Lajme

Deputetja që u zgjodh me PDK-në nis nga e para: Do ta votoja sërish Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 07 April 2021

Deputetja Adelina Grainca, e cila të dielën kaloi nga PDK-ja në LVV, ka folur rreth pjesëmarrjes së saj në votimin për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Ajo e ka hapur një faqe të re të saj, duke vendosur si kopertinë sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, “Krejt dhe Drejt”, shkruan Gazeta Express.

Grainca ka thënë se zgjedhjet e reja do t’ia zgjasnin jetën pandemisë.

“Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë”, ka shkruar Grainca.

-Advertisement-

Ajo tha se ka vendosur ta dëgjojë elektoratin e saj, ndërsa ka theksuar se do të votonte sërish pa hezitim.

Reklamë

“Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim.
Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!”, ka shkruar Grainca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera