Lajme

Deputetja nga Shqipëria zgjidhet zëvendëspresidente në KiE, përmend Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 23 January 2024

Deputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Blerina Gjylameti, është për zgjedhur me vota unanime Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Gjylamet ka deklaruar se me marrjen e kësaj detyre të re do të punojë që të çojë para agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

”Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!

-Advertisement-

Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e antarësimit të Kosovës në KiE” ka shkruar Gjylameti në Facebook.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera