Lajme

Deputetja Musliu shfaqet në gjendje të mire pas operacionit

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 16 March 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu po vazhdon rikuperimin pas një ndërhyrje në zemër muajin e kaluar.

Musliu duket të ketë rimarrë veten pas rreth një muaji që kur njoftoi se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Në një foto që e ka postuar një bashkëvendës i saj nga Skenderaj, Musliu duket e qeshur dhe drejt rikuperimit të plotë.

-Advertisement-

Deputetja Musliu kishte njoftuar se ndërhyrjen kirurgjike e ka bërë në Gjermani. Ajo bëri të ditur se përkohësisht tërhiqet nga puna e saj e përditshme.

“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë. Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit”, kishte shkruar deputetja Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera