Deputetja Krasniqi: Gërvalla i iku ballafaqimit, ndërkohë paguan 7.500 euro Gani Jakupin
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 24 November 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar ashpër ministres Donika Gërvalla lidhur me shpërfilljen e saj për raportim në Komisionin për Punë të Jashtme.
Gërvalla ishte sot e ftuar për të raportuar në komision por u largua nga aty pa u bërë një orë.
E sipas deputetes Krasniqi, kjo nuk është hera e parë që minstrja Gërvalla i ik përgjegjësisë.
“Ministrja Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci, me arsyetime që veç bazë nuk kanë dhe pikërisht atëherë kur pyetet për të bëmat e diplomacisë, sigurisht në dëm të shtetit sepse në dobi nuk ka pasur asgjë, as njohje të reja e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë. Sa për dijeni të qytetarëve, znj. Gërvalla për shkak të dështimeve në diplomaci refuzon të vjen për raportim edhe në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian. Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”, tha ajo.
Gërvalla ka komentuar sot pagën e shumëpërfolur të Gani Jakupi, që sipas saj është modeste.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...