Lajme

Deputetja Kearns: Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 09 December 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiqi të ekstradohet në Kosovë.

Radoiçiqi dyshohet se qëndron prapa agresionit në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku.

Kearns, e cila është shumë e zëshme në çështjen e Kosovës, ka qenë e para që ka ngritur çështjen e futjes së armatimit nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe nëpër manastire.

-Advertisement-

“Interpoli ka lëshuar një alarm të kuq për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët prapa sulmit terrorist në Banjskë dhe për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku. Radoiçiqi tashmë e ka pranuar [veprën] dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, tha Kearns në X.

Ditë më parë u bë e ditur se është lëshuar një “njoftim i kuq” në Interpol për ndalimin, arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, aktualisht gjendet në Serbi në gjendje të lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera