Deputetja e VV’së: Propozimi i PDK’së për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, më skandaloz sesa ai i qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 30 September 2020
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se mocioni i iniciuar nga kjo parti për rrëzimin e qeverisë ka marrë mbështetjen edhe të disa deputetëve të partive të tjera politike, por nuk i ka përmendur me emra.
“Mocioni vazhdon të mbetet i hapur për të gjithë deputetët që konsiderojnë se po shkojmë drejt një jostabiliteti politik në vend dhe që konsiderojnë se është e duhur që ky jostabilitet të kthehet në stabilitet. Mocioni vazhdon të mbetet i hapur. Kemi aktualisht vetëm nënshkrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk do të thotë që nuk kemi biseduar në vazhdimësi edhe me deputetët e tjerë. Disa prej tyre e kanë shprehur hapur gatishmërinë për t’iu bashkuar mocionit kurdo që ai të sillet në Kuvend”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.
“Nuk do të flas me emra konkretë, por ne në Parlament flasim për këto tema. Me disa prej tyre kam diskutuar edhe unë personalisht dhe e kam parë se disa prej tyre konsiderojnë që zgjidhja më e mirë në situatën që jemi tani është që vendi të shkojë në zgjedhje dhe cilado qeveri që do të vijë të marrë legjitimitetin nga populli dhe të udhëheqë në këto procese mjaft serioze dhe të ndjeshme ku kemi ngecur si shtet”.
Ajo ka thënë se beson që do të vijë shumë shpejt momenti kur mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti do të konkretizohet.
Kryeziu-Hyseni ka thënë se Qeveria vetëm po thirret se e ka shumicën e votave, por nuk po arrin t’i ketë ato për asnjë ligj, madje as për atë për Rimëkëmbje Ekonomike.
“E para përgjegjësi është e partive që janë në koalicion dhe e qeverisë që derisa thirret që ka shumicën në Kuvend ta bëjë të mundur shumicën në Kuvend. Kemi parë që shumë herë nuk po arrijnë të kalojnë as numrin e 50 deputetëve që janë pro e cilit do ligj që e sjellin në Kuvend si qeveri. Ne si opozitë, që po kritikohemi se e kemi bllokuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, konsideroj se ne e kemi bërë punën tonë duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare që janë negociauar nga ish-Ministri i Financave Besnik Bislimi për të krijuar fonde që do të dedikoheshin për rimëkëmbjen ekonomike. Këto marrëveshje kanë bërë të mundur sigurimin e 300 milionë eurove që nuk e dimë pse nuk po shfrytëzohen për t’iu ndihmuar qytetarëve dhe bizneseve për të kaluar krizën që ka shkaktuar pandemia”.
Kur ka folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se propozimi i PDK-së është edhe më skandaloz sesa ai që e ka propozuar Qeveria – e që Lëvizja Vetëvendosje nuk i pranon.
“Propozimi që ka bërë PDK-ja del të jetë akoma më skandaloz sesa ky i qeverisë. Është një ligj që nuk përkon as me titullin që ka – ka vetëm gjashtë faqe dhe kryesisht i dedikohet gastronomisë për t’i përkrahur bizneset, por jo për të gjetur zgjidhje për punëtorët”.
“Janë 169 mijë qytetarët që kanë vetëm 8.90 cent në Trust. A mund ta marrim me mend se çfarë zgjidhje u ofrohet këtyre qytetarëve që vijnë nga shtresa më e varfër e shoqërisë sonë që edhe ka më së shumti nevojë të përfitojë nga Pakoja Ekonomike. PDK-ja propozon që qytetarët që kanë mbi 20,000 euro në Trust Pensional të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind që më pas t’ia kompensojë Qeveria. A duhet të paguaj unë si qytetar taksa që t’ia kompensoj qytetarit që ka 20 ose 50 mijë euro në konto dhe nxjerr 10 për qind nga Trusti Pensional për të blerë veturë ose t’i shpenzoj për luks?”.
Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se partitë e koalicionit nuk e kanë votuar një amandament që partia e saj e ka propozuar në vlerë prej 70 milionë eurosh për mbështetje për pagat e punëtorëve që ata të mos humbasin punën.
Të tjera
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...