Lajme

Deputetja e VV’së: Jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive nga Nisma deri në fund të kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 23 Korrik 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se subjekti i saj është optimist për një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate, lidhur me mundësinë e bashkëqeverisjes dhe konstituimit të institucioneve.

Ajo konfirmoi se ka pasur një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, ku janë diskutuar kërkesat e të dyja palëve.

“Presim përgjigje nga Nisma dhe jemi optimistë që ajo do të jetë pozitive, të paktën deri në fund të kësaj jave. Po i afrohemi datës 26 korrik, kur përfundon afati 30-ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe shpresojmë që marrëveshja të arrihet para këtij afati,” tha Kryeziu-Hyseni.

-Advertisement-

Ajo shtoi se qëllimi është të shmanget zvarritja institucionale dhe të sigurohet funksionalizimi i Kuvendit dhe Qeverisë brenda kornizës kushtetuese.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy