Lajme

Deputetja e VV thotë se ekziston një mënyrë për t’i zgjidhur problemet brenda partisë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 06 January 2018

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmës një statusi në facebook, ka thënë se ka mundësi për dialog brënda kësaj partie, transmeton Infokusi.com

“Derisa jemi të gjithë në Lëvizje VETËVENDOSJE! ka mundësi për dialog, për kritikë dhe vetëkritikë, për rrugëdalje pa kushtëzime, me vullnet dhe njohje të kontributit të secilit nga ne”, ka thenë Kollçaku

Ajo gjithashtu ka shtuar se kontributi nuk është i njejtë për të gjithë pasi që disa kanë shkrirë vite të tëra plotë sakrifica.

-Advertisement-

Kollçaku tutje i ka ftuar të gjithë njerëzit e kësaj partie që të ulen dhe ta tejkalojnë këtë sfidë, duke aluduar në zhvillimet e fundit që ndodhën brenda Vetëvendosjes.

“I ftoj, jo vetëm nga pozita ime si Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! , por shumë më tepër si bashkëaktiviste që të ulemi dhe ta tejkalojmë këtë sfidë”, ka shtuar Deputetja Kollçaku./INFOKUSI

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë në Facebook:

Derisa jemi të gjithë në Lëvizje VETËVENDOSJE! ka mundësi për dialog, për kritikë dhe vetëkritikë, për rrugëdalje pa kushtëzime, me vullnet dhe njohje të kontributit të secilit nga ne. Pa dyshim se kontributi nuk është i njëjtë, sepse disa aty i kanë shkrirë vite të tëra plotë sakrifica. Kjo duhet vlerësuar.
Unë nuk besoj në teori konspirative, prandaj jam e bindur se po t’i thërrasim arsyes, e kaluara e përbashkët shumëvjeçare mund të jetë pikënisja e një vazhdimësie ku ndihemi mirë por pikësëpari për të mirën e përgjithëshme.
Unë i ruaj shumë të freskëta imazhet e fushatës nacionale dhe asaj lokale. Ato imazhe më bëjnë të besoj se zgjidhje ka nëse ulemi ballë për ballë. Duke u shikuar në sy, më mirë do të kuptojmë problemet dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre. Unë e kam përkrahur kandidaturën e Albin Kurtit, sepse mendoj se e meriton,dhe kjo kandidaturë është po aq legjitime sa do të ishte po aq legjitime edhe ndonjë kandidaturë tjetër.
Mirëpo fakti që unë e mbështes Albinin, nuk më pengon ta vlerësoj kontributin e të gjithë aktivistëve të tjerë që brenda natës nuk mund t’i konsideroj si ” armiq”. Jo, sepse i kam gjetur aty dhe kam pa çfarë kanë bërë me vite për Lēvizjen.
I ftoj, jo vetëm nga pozita ime si Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! , por shumë më tepër si bashkëaktiviste që të ulemi dhe ta tejkalojmë këtë sfidë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera