Lajme

Deputetja e VV-së tregon se çfarë i duhet Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 21 July 2019

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e kanë shansin ideal për të përmbysur një cikël 20-vjeçar të keqqeverisjes, krimit, korrupsionit, varfërisë, pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë.

“Vendi është buzë greminës dhe nuk kemi kohë të shohim eksperimentime me koalicione e pazare për interesa të Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe ato duhet të ndodhin sa më parë”, shkruan ajo në Facebook.

Haxhiu thotë se vendi ka nevojë për zhvillim, mirëqenie, drejtësi e barazi.

-Advertisement-

“Gjitha partitë tjera i kemi parë dhe provuar. Emra të ndryshëm, qeverisje e njëjtë me mendësi abuzive. Kosova ka nevojë për një qeverisje të re dhe të duhur, Kosovës i duhet VETËVENDOSJE!”, përfundon deputetja Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera