Deputetja e VV-së: Në zgjedhje të jashtëzakonshme shkojmë sapo të mbarojë kriza e Coronavirusit
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 26 March 2020
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaron se pas mocionit të mosbesimit për qeverinë “Kurti”, Kosova ka si të vetme alternativë për tejkalimin e kësaj situate, zgjedhjet e parakohshme.
Ajo, për Euronews Albania, shprehet kundër idesë së hedhur nga Presidenti, Hashim Thaçi për krijimin e një qeveri gjithëpërfshirëse. Atë që ndodhi një natë më parë në Parlamentin e Kovës, deputetja e VV-së e cilëson kthim në standardin e vjetër ku politikanët kërkojnë të ndajnë përfitimet dhe tenderat.
“Ranë maskat dhe u panë të gjitha qëllimet e atyre që nuk e duan qeverinë e reformave. Duan standardin e vjetër të ndarjes së përfitimeve dhe tenderave. Kryeministrin dhe qeverinë nuk e lufton vetëm opozita, por gracka i ka bërë dhe Presidenti”, deklaroi znj. Kusari-Lila.
Sipas saj, prishja e koalicionit qeverisë që zgjati vetëm 50 ditë duket se ka qenë i përgatitur pasi në letrat që Isa Mustafa i ka dërguar Kryeministrit, Albin Kurti nuk është përmendur asnjëherë mocioni i mosbesimit.
Lidhur me skenarët se çfarë pritet të ndodhi tashmë që vendi nuk ka një qeveri, znj. Kusari-Lila thotë se, si parti e parë, VV nuk mund të kalojë në opozitë pasi e drejta për propozimin e Kryeministrit i takon vetëm asaj.
“Nuk besoj se ka hapësirë për Albin Kurtin që të dalë në opozitë. Nuk mund të ketë qeveri pa partinë e parë dhe në çdo rrethanë i takon të propozojë kryeministrin”, u shpreh ajo.
Duke komentuar deklaratën e fundit të Presidentit, Hashim Thaçi se do të nisë konsultimet për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, deputetja e VV-së tha se, presidenti nuk ka asnjë kompetencë për të bërë këtë.
Duke përjashtuar çdo mundësi që VV të jetë pjesë e një qeveri siç propozon Thaçi, Mimoza Kusari-Lila sheh si zgjidhje vetëm zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen pasi të kalohet situata e COVID-19.
“Ne nuk jemi republikë presidenciale, ai nuk ka kompetencë për qeveri gjithëpërfshirëse. VV nuk do të përfshihet në asnjë qeveri gjithëpërfshirëse. Në rrethanat që gjendemi sot, janë zgjidhje vetëm zgjedhjet e reja. Mobilizim i qeverisë aktuale dhe pasi të kalohet kjo situatë shkohet në zgjedhje”, u shpreh deputetja e VV-së. /euronews/.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...