Lajme

Deputetja e VV-së, LDK-së: Për të funksionuar bashkëpunimi duhet angazhim dypalësh

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 05 December 2019

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërië Nagavci ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit e cila ka thënë se ka vullnet të LDK-së për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Po ashtu Nagavci thekson se pajtohet plotësisht se është me interes që të ketë një ambient bashkëpunues, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera sipas sajë edhe VV në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për të përmbyllur marrëveshjen duke treguar gadishmëri dhe për të nominuar kandidaten e LDK-së për kryeparlamentare, ndonëse ajo thotë se sipas Kushtetutës kjo e drejtë i takon LVV- së si fituese e zgjedhjeve./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Shumë mirë që znj. Osmani ka deklaruar se ka vullnet të LDK-së për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Pajtohem plotësisht se është me interes që të ketë një ambient bashkëpunues, andaj dhe LV! në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për të përmbyllur marrëveshjen duke treguar gadishmëri dhe për të nominuar kandidatin/ten e LDK-së për kryeparlamentar/e, ndonëse sipas Kushtetutës kjo e drejtë i takon LV!- së si fituese e zgjedhjeve.

Për të funksionuar bashkëpunimi duhet angazhim dypalësh, me përfshirje, propozime, korrektësi e principe, pa kërkesa kundërkushtetuese e goditje nën brez. Deklarata për “fushatë linçuese” është një e tillë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, qytetarët na ngarkuan me përgjegjësi. I dhanë besimin më të madh Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe e nxorrën si forcën e dytë politike LDK-në.

Duke qenë fitues të këtyre zgjedhjeve LV! është e angazhuar maksimalisht që të formojmë sa më parë qeverinë dhe të fillojmë punën në përmbushjen e premtimeve që kemi dhënë para qytetarëve.

Shpresoj se edhe LDK- ka lexuar e kuptuar qartë porosinë që na dhanë qytetarët dhe do të kenë të njejtin vullnet si deritani për të përmbyllur sa më parë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kjo është ajo çfarë presin nga ne qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera