Deputetja e VV-së: Është e padrejtë ndaj taksapaguesve që të jepen paga për punën që nuk është bërë

Autori: Gazeta inFokus
23:37 | 04 October 2022
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Jetmire Vrenezi ka përkrahur Qeverinë e Kosovës në vendimin që të mos i paguajë pagat e mësimdhënësve për muajin shtator pa kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.
Ekzekutimin e këtyre pagave, ajo e ka konsideruar të padrejtë ndaj taksapaguesve.
“Të gjithë qytetarët janë taksapagues pa dallim. Edhe mësimdhënësit. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve, qytetarëve të këtij vendi që nga taksat e tyre t’u paguhen pagat e shtatorit mësimdhënësve për punën që s’e kanë bërë. Asnjë kategori e shoqërisë nuk është më e privilegjuar se tjetra”, ka shkruar ajo.
Sipas Vrenezit, pagat e muajit shtator për mësimdhënësit duhet të realizohen vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotshëm të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për kompensimin e orëve.
“Paga e shtatorit e mësimdhënësve, duhet të realizohet vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotëm të ministres Nagavci. Zëvendësim për orët e humbura dhe paga e shtatorit do të realizohet si avans. Pa këtë kusht, realizimi i pagës do të jetë padrejtësi ndaj taksapaguesve dhe privilegj i padrejtë për mësimdhënësit”, ka thënë ajo.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...