Lajme

Deputetja e VV-së: Era e ndryshimit po ndihet edhe në Xhamajka

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 20 February 2020

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga shteti i Xhamajkës, shkruan gazeta inFokus.

Pacolli tha se viti 2020 shkoi mbarë dhe se era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot, Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave. Erdhi dita për ty Kosovë”, shkruan Pacolli./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera