Deputetja e VV-së : Dorëheqjet janë të dhimbshme, ta dorëzojnë edhe mandatin
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 11 Mars 2018
Njëra prej deputeteve më të votuara nga Prizreni, Drita Millaku e ka quajtur të dhimbshme situatën e krijuar në Vetëvendosje pas dorëheqjeve të fundit. Ajo ka thënë se po të ishte në vendin e të dorëhequrve do ta dorëzonte edhe mandatin në Parti. Kjo zyrtare e VV’së ka thënë se do të angazhohet ta çojë PDK’në në opozitë sikurse ka vepruar në qytetin ku Kryetar është Mytaher Haskuka.
Drita Millaku nuk e ka në plan të veprojë sikur 12 deputetët tjerë të Vetëvendosjes të cilët dhanë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.
Deputetja nga Prizreni ka thënë se do të jetë në Partinë e Albin Kurtit për aq kohë sa do të merret me politikë.
Por, ajo ka thënë se gjendja e krijuar pas largimeve të fundit në Vetëvendosje është e dhimbshme.
“Është e dhimbshme ajo që po ndodh në Vetëvendosje për shkak se qytetarët kanë pasur një besim dhe shpresë se vetëm VV mund të luftojë dukuritë negative në institucionet e Shtetit”, ka thënë Millaku, për Gazetën Express.
Nga Vetëvendosje janë larguar ish-Kryetari Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Besa Baftiu, Driton Çaushi, Dukagjin Gorani, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi, Donika Kadaj, Faton Topalli, Dardan Sejdiu. Po ashtu janë larguar edhe dy kryetarë komunash: Shpend Ahmeti i Prishtinës dhe Qendron Kastrati i Kamenicës.
Por, deputetja që i ka mbetur besnik projektit të Albin Kurtit ka dhënë disa sugjerime për gjithë ata që po largohen nga Vetëvendosje.
“Njerëzit mund të largohen sepse e kanë atë mundësi, por besoj se nuk është në rregull të fitohet mandati e pastaj të bëhet dorëheqja secili nga ne kemi fituar mandatin duke u zotuar në programin e LVV dhe duhet të qëndrojmë besnik atyre premtimeve”, ka thënë Millaku.
Kjo zyrtare e Vetëvendosjes nuk ka dashur të flasë më shumë për ish-kolegët dhe akuzat e tyre. Por, ka thënë se nëse do të largohej nga pozitat partiake do ta dorëzonte edhe mandatin.
“Unë mund të flasë vetëm për vete se nëse do të isha dorëhequr nga pozitat e VV’së si anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe si udhëheqëse e Sekretariatit të Gruas në Prizren, automatikisht do ta dorëzoja edhe mandatin e deputetes”, ka shtuar ajo.
Deputetët që u larguan lëshuan akuza të rënda në drejtim të Albin Kurtit. E kanë quajtur edhe diktator dhe përçarës.
Ndërkohë, Kurti disa prej tyre i ka quajtur njerëz të afërte me shërbimet serbe e shqiptare. Ndërsa disa të tjerë të manipuluar edhe nga SHIK’u. Në mesin e atyre që janë përmendur si njerëz të afërt me SHIK’un janë edhe Dardan Molliqaj e Dukagjin Gorani. Ky i fundit dikur këshilltar i Hashim Thaçit dhe shok i Kadri Veselit.
Në anën tjetër, Drita Millaku thotë se sa të jetë në politikë do të mbetet në VV.
“E kam shprehur edhe herëve tjera për shkak të karakterit tim se derisa të jem në politikë do te jem në Vetëvendosje”, ka deklaruar Millaku.
Sipas saj, edhe në politikë duhet të ketë moral pavarësisht se deri më tash kjo veti u ka munguar politikanëve.
“Nuk do të bëjë luftë brenda LVV. Beteja ime në politikë do të jetë që PDK të jetë në opozitë ashtu siç edhe jam angazhuar ne Prizren për 5 vjet rresht pa kompromis. Me vjen mirë që jam njëra ndër personat kryesore që sot në Prizren Vetëvendosja ka pushtetin, kuptohet jo e vetmja por një brigadë të tërë aktivistesh ne Prizren”, ka shtuar ajo.
Edhe pse i kanë ndarë rrugë, Millaku ka falënderuar gjithë të dorëhequrit për sukseset në zgjedhjet e fundit.
“Në fund them që nuk duhet mohuar punën e anëtarëve të dorëhequrve sepse me punën dhe angazhimin e tyre ne në Kuvend arritëm numrin 32, por angazhimi ynë do të vazhdojë deri në realizimin e një shteti ligjor për të cilin e kemi synuar të gjithë”, ka shtuar ai.
Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë kishte arritur të dalë partia e parë në Kosovë. Por, kishte dështuar të merrte pushtetin pasi koalicioni i PDK’së, AAK e NISMA’s doli i pari.
Para tre muajsh, në VV dolën përplasjet e brendshme, pas një publikimit të një komunikimi në “Viber”, ku Aida Dërguti i referohej Kurtit si “mut”.
Pastaj, filluan linçimet ndaj Dërgutit dhe atyre që i dolën në përkrahje asaj.
Pas largimit të Shpend Ahmetit, të shtunën, dha dorëheqje edhe Besa Baftiu, e cila ishte në strukturat më të larta në VV.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...


































