Lajme

Deputetja e VV nga lista Guxo ka qëndrim të kundërt me qeverinë Kurti për projektin e gazit

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 30 September 2021

Deputetja e Listes Guxo, Doarsa Kica, pjesë e grupit parlamentar me partinë e kryeministrit, Albin Kurti, e ka komentuar përgjigjen e qeverisë si refuzim vetëm për këtë vit fiskal. Sipas saj, marrëveshja për projektin e madh amerikan për gazin do te rishikohet vitin tjetër.

Përndryshe ajo u shpreh në Pressing në T7 se personalisht mendon se nuk duhet refuzuar projekti amerikan për gazin, shkruan Gazeta Infokus.

Ndryshe, qeveria Kurti në vazhdimësi ka mbajtur qëndrim kundër përfshirjes në marrëveshjen për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin e përkrahur nga amerikanët.

-Advertisement-

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka thënë ajo të enjten në një konferencë për media./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera