Lajme

Deputetja e Vetëvendosje: Në Kuvend po sillet një seksist

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 27 April 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguan ndaj Ardian Kastratit, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo ka thënë se deputeti Ardian Kastrati ka ngatërruar fjalimin sepse fjalimi i tij sot do të duhej të ishte fjalim për kërkim falje ndaj Vjosa Osmanit

“Dua ta rikujtojë se në Kuvend po sillet një seksist i cili prej foltores së Kuvendit po na fletë për moral e për gjuhën. Deputeti që morri fjalën i pari sot e ka ngatërruar fjalimin sepse fjalimi i tij i parë do të duhej të ishte kërkim falja e dehumanizuar që e ka bërë ndaj Presidentes së Kosovës dhe dorën në zemër nuk është ofendimi i tij i parë ndaj grave. Gjuha e tillë po bëhet nxitëse dhe urrejtëse ndaj grave”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ndërsa ka thënë se ky person po e përhap gjuhën seksiste.

Krasniqi për Zemajn e Vitinë: Ja i kanë pasur emalit gabim, ja po rrejnë

Deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, ka përdorur një shkrim satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konica.

Edhe pse në shkrim nuk përmend emra, dhe nuk është aq i sqaruar, është ndërlidhur me peshën trupore nëpërmjet vargjeve të Konicës, që ndërlidhet me Osmanin.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”, pati shkruar Kastrati. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera