Lajme

Deputetja e PSD-së: Greva e SBASHK’ut ishte e pamoralshme

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 01 February 2019

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, në një intervistë për Periskopin ka folur për marrëveshjen që është arritur sot mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK’ut për ndërprerjen e grevës në sektorin e arsimit, përcjell inFokus.

Ajo ka thënë se marrëveshja e SBASHK’ut për koalicionin qeverisës ka qenë gjatë fushatave zgjedhore, dhe se e njëjta është e joparimore dhe e pamoralshme.

“Ne e kemi kusht që të votohet ky Ligj, nëse duan që të votojmë porjektligjin për Buxhetin sepse pagat e punëtorëve të sektorit publik janë përdorë para fushatave për blerjen e votave. Kështu ndodhi edhe me SBASHK’un, pasi marrëveshja para zgjedhjeve kishte qenë joparimore pasi SBASHK në emër të krejt mësimdhënësve bëri marrëveshje me nje koalicion, përderisa mësimdhënësit kanë preferenca të ndryshme politike. Ka pasur përpjekje që projektligji të tërhiqet e më pas të keqpërdoret për fushata”, ka thënë Pantina.

-Advertisement-

Tutje, ajo ka thënë se SBASHK’u e ka menaxhuar këtë situatë me grevën më shumë për poena politike, se për përfitime për mësimdhënësit.

“Dua t’i përgëzoj punëtorët e arsimit për ngritjen e pagave, pasi ata duhet të shpërblehen për punën e tyre, por mënyra se si Kryesia e SBASHK’ut e ka menaxhuar këtë asituatë, nuk ka sjell përfitime për arsimtarët, por e kanë shfrytëzuar për poena politike pasi kanë nënshkruar marrëveshje para zgjedhjeve, e cila ka qenë joparimore dhe jo e moralshme dhe nuk kanë pasur marrëveshje me ndonjë parti tjetër e cila ka mundur t’i fitojë zgjedhjet. Kërkoj nga mësimdhënësit që të mois bien pre nga marrëveshje të tilla dhe të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të bëjnë marrëveshje me institucione, e jo me subjekte që garojnë. Ne e kemi thënë se shtyllat që duhet të forcohen janë ato që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët, siç është arsimi e shëndetësia”, ka thënë Pantina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera