Lajme

Deputetja e PDK’së me kritika për Osmanin: Vendi ku u mblodhën lule për 1133 fëmijët e vrarë në luftë, në gjendje të mjerueshme

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 28 September 2020

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar sot kryeparlamentaren Vjosa Osmanin që në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, kishte njoftuar se janë mbledhur lule të bardha në oborr të Kuvendit.

Musliu ka thënë se plagët e dhimbjet e Kosovës janë keqpërdorur vetëm sa për të realizuar një fotografi, teksa, ka publikuar pamje se si duket ajo hapësirë sot.

“Këto dy foto pasqyrojnë simboliken e 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës, Dhe nuk ka përshkrim ma adekuat se në këtë foto sepse këta jemi ne, këto janë institucionet tona. Asnjëherë nuk e trajtuam dinjitetshem luftën tonë për Liri”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera