Lajme

Deputetja e PDK-së: Personat e pagjetur mos të jenë kurban i marrëveshjes me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 19 November 2020

Deputetja e PDK-së Besa Ismaili gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës për personat e pagjetur ka thënë se këta nuk guxojnë të jenë kurban i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Sipas Ismailit fajor që familjarët e të pagjeturve janë të dëshpëruar është qeveria.

“A po e politizon Serbia çështjen e të pagjeturve? Po abuzohet me fatin e të pagjeturve tanë në Serbi dhe kjo qeveri është në gjumë. Pranuat apo nuk pranuat ju, kjo është një çështje tejet politike që e damkos Kosovën”, tha Ismaili

-Advertisement-

Ajo ka kërkua nga institucionet më shumë angazhim për fatin e personave të pagjetur.

“Liria ka emër dhe e ka emrin e gjithë atyre që sot po i zhvarrosin në Serbi. Më shumë angazhim në këtë kauzë institucionale, ju lutem. Kjo kauzë do të krijonte mekanizma më konstruktivë të mundshëm në arenën ndërkombëtare po që se do t’i përfshinim edhe familjarët e të pagjeturve” , ka thënë deputetja e PDK-së./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera