Deputetja e PDK-së: Lajm jo i mirë për Kosovën shtyrja e agjendës për vizat shkak i situatës në Veri

Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 23 November 2022
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën sot është hequr nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor. Presidenca çeke e BE-së ka thënë se arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka thënë Insajderit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim por duhet koordinim me aleatët, në mënyrë që most ë ketë zhvendosje të agjendës.
“Në raport me liberalizim Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe çdo zhvendosje e agjendës për Kosovën nuk ka kuptim. Natyrisht që është shumë i rëndësishëm koordinimi me miq, si Parti Demokratike e Kosovës e kemi thënë që duhet të ketë në vazhdimësi koordinim me aleatët tanë, që mos të kemi zhvendosje të agjendës siç po ndodhë tash, se po e them padrejtësisht po bëhet”, ka deklaruar Deliu, e cila njëheri është edhe anëtare e Komisionit për Integrim.
Çështja e targave e pezullon votimin për propozimin e liberalizimit të vizave. A do të ketë zgjidhje deri në mesnatë?
Ajo ka theksuar se çështja e vizave nuk duhet të lidhet me asnjë proces tjetër, aq më pak me dialogun.
“Në fakt ne e kemi thënë vazhdimisht se ky proces është e pakuptimt me u lidh me çdo proces tjetër e veçanërisht me dialogun, edhe pse ka pas në vazhdimësi përpjeke që procesi në dialog të lidhet me agjendën e integrimit evropian por me liberalizimin e vizave është e pakuptimt. Sot është një lëvizje përtej asaj që kanë qenë deklarative. Nëse është zhvendos agjenda pikërisht për shkak të presioneve në veri nuk është lajm i mirë për Kosovën”, ka shtuar Deliu.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...