Lajme

Deputetja e PDK-së e fshin statusin në të cilin kritikonte Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 26 February 2020

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi publikoi një status në të cilin kritikonte Kryeministrin, Albin Kurti.

Mirëpo si duket Musliu Shoshi i bie pishman për kritikat dhe vendos që të fshijë statusin e saj, shkruan gazeta inFokus.

Në statusin të cilin e fshiu deputetja e PDK-së tha se dokumenti i publikuar nga Kurti nuk ka qenë “sekret” dhe as i klasifikuar si i tillë.

-Advertisement-

Ky ishte statusi i saj:

“Dokumentin të cilin e publikoi sot, Albin Kurti e cilësoi si marrëveshje sekrete. Komunikimi i tij me publikun mbështetej në një opinion të zyrës ligjore së tij. Pa asnjë argument kushtetues dhe ligjor.  Kryeministri duhet të informohet saktë se shkresat e publikuara, nuk i përmbushin kërkesat nga Ligji Nr. 03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. Dokumenti i publikuar, nuk ka qenë i klasifikuar”, ka thënë deputetja e PDK-së.

“Ai sot nuk tha asgjë tjetër, përveç asaj që dihej”/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera