Fokus

Deputetja e PDK-ës kërkon t’i plotësohen kushtet mësimedhënësve grevist

Autori: Anita Krasniqi 14:00 | 18 January 2019

Anëtarja e Komisionit për Administratë Publike, Xhevahire Izmaku,për gazetën inFokus ka thënë se për mësimdhënësit ende nuk u ka ardhur ndonjë vendim për rritje të pagave.

“Ende është një komunikim i brendshëm po besoj që pas ditës së hënë duhet të mblidhet Komisioni dhe do të marrim përfundimisht një vendm.Pas ditës së hënë, kur caktohet seanca, atëherë koordinohen grupet parlamentare deri në votim”, ka thënë Izmaku.

Ajo shtoi se ajo si përfaqësuese e PDK-së dhe si anëtare e komisionit do t’a mbështes qëndrimin për rritje të pagave për punonjësit në sektorin e arsimit.

-Advertisement-

“Unë personalisht do ta mbështes rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe për një ngritje të pagës së tyre unë jam për, e do të votoj për”, ka thënë Izmaku për inFokus./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Greva në arsim po i dekurajon nxënësit e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera