Deputetja e LVV-së thotë se draft-statuti i prezantuar nga Ekipi Menaxhues ka përmbajtje fashiste
Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 08 May 2023
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka cilësuar si dokument me përmbajtje fashiste, draft-statutin e propozuar nga pala serbe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeziu në emisionin “Respublika”, në Tëvë1, tha se Qeveria Kurti nuk mund ta pranojë një dokument të tillë sepse sipas saj, me atë pranim Vetëvendosja do t’i shkelte të gjitha parimet që mund t’i ketë dhënë në të kaluarën.
“Ai dokument dorën në zemër është i papranueshëm për diskutim të mëtutjeshëm, sepse po pranuam të diskutojmë mbi atë dokument atëherë ne kemi shkelur Kushtetutën, ne kemi shkelur ligjshmërinë e këtij vendi, dhe ne kemi shkelur mbi çdo parim që mund ta kemi dhënë në të kaluarën. Pra është i papranueshëm të diskutohet mbi një dokument me përmbajtje fashiste që është dorëzuar prej atyre personave që fare nuk ju intereson e ardhmja e qytetarëve serb në Kosovë”, tha Kryeziu-Hyseni.
Teksa theksoi se Qeveria Kurti gjithmonë ka qenë e gatshme që në tavolinën e bisedimeve të ketë një plan B, në mënyrë që siç tha ajo, të dilet prej situatës.
“Çfarë do dialogosh më tutje po qëse do të kërkohet të dialogojmë mbi atë draft. Pra ne nuk kemi çfarë të dialogojmë, aty sepse unë e thash po pranuam të dialogojmë mbi atë dokument atëherë ne do të pranojmë të shkelim me dy këmbë mbi Kushetutën e këtij vendi. Kjo nuk ka mundësi të ndodhë këtë nuk mund ta lejojmë të ndodhë, prandaj është e papranueshme të diskutohet për ne. Ai dokument është i paaprovuar, është i refuzuar, është e pamundur të shkohet tutje në dialog mbi një bazë të atillë. Për këtë arsye kemi ofruar alternativë siç kemi bërë gjithmonë në këto 2 vjet e fundit të dialogimit në kuadër të Qeverisë sonë. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm që ta kemi në tavolinë një plan B, të kemi propozime, në mënyrë që të gjinden alternative që të dalim prej situatës dhe keqmenaxhimit të situatës këtë e këmi bërë gjithmonë “, tha ajo
Ndryshe kryeministri, Albin Kurti ka thënë se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar nga Ekipi Menaxhues i delegacionit serb është i papranueshëm për Kosovën.
Sipas tij, qartazi shihet dëshira për krijimin e një Republika Srpska në Kosovës.
Të tjera
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...