Lajme

Deputetja e LDK-së voton pro buxhetit, më pas e mohon atë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 10 December 2017

Janë pikërisht 62 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët votuan sot në parim për projektbuxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Përveç deputetëve të pozitës, në mesin e atyre që votuan është edhe deputetja e opozitës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri.

E lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar deputeten Gaxherri e cila ka deklaruar se vota e saj publikisht është kundër.

-Advertisement-

“Qëndrimi i LDK-së ka qenë kundër këtij Projektbuxheti dhe vota ime është kundër, eventualisht teknikisht që ka ndodhur farë gabimi por vota ime është kundër.Ka pas mundësi, por publikisht po e them që vota ime është kundër”, ka thënë Gaxherri .

Duhët përkujtuar që deputetët e LDK-së, ditë më parë kanë deklaruar se janë kundër këtij Projektbuxheti, përderisa sot del që pikërisht deputetja e tyre votoi pro këtij buxheti për vitin 2018.

Debati për buxhetin kishte përfunduar ditë më parë, ndërkohë sot vetëm është votuar. Për projektligjin kanë votuar kundër 2 deputet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera