Lajme

Deputetja e LDK-së për arrestimin e asambleistit të VV-së: “Qeveri e shpresës me shitblerje të drogës”

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 15 August 2023

Hykmete Bajrami, deputete nga rradhët e LDK-së, ka komentuar arrestimin e asamleistit të VV-së Besnik Mujeci, ku thotë se partia në pushtet po e fundos Kosovën.

Sipas Bajramit zënia e asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë me gjysmë milioni euro drogë duke transportuar në Shqipëri është përmbysje e shpresës së rreme të proklamuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosjes.

“Prokuroria duhet ta hetojë këtë ndërmarrje kriminale meqë asamblisti i Vetëvendosjes nuk është i vetëm në biznesin e drogës. Sikurse nuk ishte i vetëm as Martin Berishaj në tregtimin e rrymës me Serbinë”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Tutje thotë se të gjitha skandalet e kësaj qeverie si tregtinë me drogë, koordinimin me Radojcicin, biznesin e rrymës së ambasadorit me Serbinë, hajnitë në KEK, duhet të ndëshkohen, por sipas Bajramit ndëshkimin më të madh pushteti do ta përjetojë nga vota e popullit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera