Lajme

Deputetja e LDK-së: Konjufca të japë dorëheqje, fati i koalicionit varet nga pozita e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 22 January 2020

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se pret që kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të japë dorëheqje.

Sipas saj fati i koalicionit në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së varet nga pozita e tij.

Bajrami tha madje se beson që Konjufca as nuk e ka ditur se do të zgjidhej kryetar i Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit.

-Advertisement-

“Sa i përket rastit të Konjufcës, nuk është tallje, bile unë personalisht duke e njohtë Konjufcën, ai do të reflektoi dhe të japë dorëheqje vet. Sepse këto ditë fati i koalicionit varet nga kjo pozitë”, tha Bajrami në T7.

Ajo shtoi se në seancën e 26 dhjetori, Konjufca nuk ka qenë i përgatitur për atë pozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera