Lajme

Deputetja e LDK-së: Koalicionin nuk duhet ta pengojë një karrige e kryeparlamentarit

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 19 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje partia fituese e zgjedhjeve si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës partia e dytë fituese  kanë ngecur në ndarjen e ekzekutivit, duke mos arritur kështu të lidhin kaolicionin bashkëqeverisës.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka komentuar këto ngjarje të fundit si dhe mos marrëveshjen e fundit sa i përket pozitës së kryetarit të Kuvendit shkruan gazeta inFokus.

Ajo tha se derisa janë mundësitë ligjore dhe kushtetuese ende ka gjasë të lidhet koalicioni në mes dy partive, duke theksuar se ky ishte vullnet i elektoratit në zgjedhjet e fundit.

-Advertisement-

Bunjaku-Rexhepi tha se përkundër barrierave të shumta, një karrige e kryeparlamnetarit nuk duhet të jetë bllokuese e procesit madhor për vendin, krijimit të qeverisë

Ajo theksoi se LDK është e gatshme të shkojë prapë në opozitë dhe se nuk është e etur për pushtet dhe se nuk pranon nënshkrim, përbuzje e as nënçmim./Gazeta inFokus/

Ky është statusi i plotë:

Derisa jane mundesite ligjore dhe kushtetuese ende ka gjase te lidhet koalicion ne mes LDK dhe VV,vullnet ky i elektoratit nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Perkunder barrierave te shumta qe dalin per t’a arritur kete vullnet e per hir te qytetareve dhe vendit,nje karrike pushteti si ajo e kryeparlamentarit nuk duhet te jete bllokuese e procesit madhor per vendin,krijimit te qeverise.

VV ne retoriken e saj permes liderit Albin Kurtit eshte thirrur ta largoje PAN qeverisjen e keqe,LDK edhe si opozite ne qeverine e kaluar dha shembullin e bashkepunimit konstruktiv.Kosova si shtet i pavarur tejkalon apetitet personale,partiake e grupore.Kete duhet ta mesojne me ne fund nga Vetevendosja!!

Nje gje duhet ta dijme se LDK eshte deklaruar e gatshme te shkoje prape ne opozite dhe se nuk eshte e etur per pushtet por ndarja e pushtetit nenkupton pergjegjesi dhe obligim proporcionalisht me perkrahjen qytetare.

LDK nuk pranon nenshtrim,perbuzje e as nencmim per elektoratin e saj,dhe si e tille shume here eshte lenduar,sulmuar e madje edhe vrare nga oponentet politik.

Por LDK eshte vlere kombetare dhe e tille do te vazhdoje te veproje pa u ndalur!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera