Lajme

Deputetja e LDK-së, gruaja më e pasur në Kuvendin e Kosovës

Autori: H. Smajli 12:11 | 12 August 2020

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda Musliu ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë së paluajtshme Musliu ka deklaruar një Fabrikë e këmbyesve dhe konstruksioneve metalike në vlerë 6 milion euro, shtëpi në vlerë 300 mijë euro, vilë pushimore me vlerë 200 mijë euro, dy banesa në vlerë 350 mijë euro, dhe tokë në vlerë 50 mijë euro.

Deputetja e LDK-së të gjitha pasuritë e paluajtshme të lartpërmendura i ka deklaruar si pasuri e familjes apo në pronësi të të atit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa pasuri të luajtshme Musliu ka deklaruar 7 makina të cilat arrijnë në vlerë 127 mijë euro të cilat po ashtu janë në pronësi të babit të saj.

E para të gatshme në banka, deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar 11 mijë  e 657 euro si dhe 446 euro.

Mirëpo të hyrat e saj vjetore sipas deklarimit në AKK janë 600 euro nga biznesi familjar dhe 1 mijë e 400 euro nga paga si deputete e Kuvendit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera