Lajme

Deputetja e LDK-së e quan diktator Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 20 January 2020

Deputetja e vetme e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk e votoi Glauk Konjufcën për kryparlamentar të Kosovës ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Lirie Kajtazi duke folur për mos arritjen e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së për bashkëqeverisje ka thënë se Albin Kurti po kërkon pushtet të plotë dhe këtë sipas saj e kërkojnë vetëm diktatorët.

“Kosovës nuk i huhet një diktator i ri, nuk i duhet një monizëm, por i duhet një pluralizëm… për krijimin e një besimi të ndërsjellë”, tha ajo dhe shtoi se “e them për një arsye, që kur pretendon ta përqendrosh tërë pushtetin të një person, ajo e ka një emër”, ka thënë Kajtazi duke aluduar në Albin Kurtin.

-Advertisement-

Duke u ndërlidhur me këtë, Kajtazi ka thënë se Vetëvendosja duhet ta marrë shembullin e  LDK-së, “duhet të jap diçka nga vetja për interesin e përgjithshëm”.

Ajo pa e përmendur emrin e Albin Kurtit, ka theksuar se Kosovës nuk i duhet një diktator i ri.

Mesazhi i Kajtazit për veprimet e të ardhmes ishte se “ky është një shembull që mos me u lidh vetëm më një partner”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera