Deputetja e LDK-së: E kemi NATO-n, se sa për Sveçlën moti Serbia do kishte hyrë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 03 April 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi i ka cilësuar si të papranueshme deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bisilimi i cili paralajmëroi se Serbia po përgatitë sulme të dhunshme afër kufirit me Kosovën.
Bunjaku tha se këto deklarata janë mesazh i tmerrshëm për qytetarët e vendit por edhe për investitorët që duan të investojnë në Kosovë.
Madje ajo deklaroi se “ne e kemi NATO-n që na mbronë kufijtë, se sa për Sveçlën moti kishin hy ata në Kosovë e kishin bo tmerr në Republikën tonë”.
“Ky është një mesazh i tmerrshëm për qytetarët dhe investitorët që duan të investojnë në Kosovë. Kjo deklaratë e ministrit është e papranueshme. Ne e kemi NATO-n që na mbronë kufijtë se sa për Sveçlën moti kishin hy ata në Kosovë e kishin bo tmerr në Republikën tonë. Po përtej kësaj unë e kisha sygjeru që ai mos me kriju panik te qytetarët sepse puna e tij është për me i mbrojtë qytetarët e Republikës së Kosovës. E ka policinë, e ka ushtrinë, jemi shtet dhe falë Zotit i kemi të gjithë mekanizmat, e ai si ministër është veç për me kry punën e vet me i udhëheqë, me mbrojtë republikën tonë”, tha deputetja e LDK-së në Tëvë1.
Derisa tha se nuk e kupton se çka i duhet një ministri një deklaratë e tillë e cila siç tha ajo, po krijon panik te qytetarët.
“Përtej kësaj nuk e kuptoj se çka i duhet një ministri një deklaratë e tillë me kriju këtëfarë paniku të qytetarët. Për këtë arsye dhe janë qeveri adoleshente, qeveri praktikantësh dhe nuk e di sa kohë iu dashtë për me u mësu së paku pak, se për me bë punë të meqme marë e mirë në këtë vend kjo qeveri nuk bëhet fjalë, por së paku është dashtë me ditë se qysh duhet me u sjellë për ministër”, shtoi tutje Bunjaku-Rexhepi.
Ndryshe, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të hënën ka paralajmëruar sulme të dhunshme nga serbët afër kufirit me Kosovën.
Në një intervistë për News24 të Shqipërisë, tha se për këtë sulm ka informata se po trajnohen rreth 400 ekstremistë serbë.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...