Lajme

Deputetja e LDK-së del hapur kundër koalicionit parazgjedhor me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 21 August 2019

Që nga dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit në skenën politike filloi kalkulimi i koalicioneve.

Më i përfoluri është ai në kampin opozitar mes LDK-së  dhe VV-së.

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në një intervistë për Gazeta Blic ka theksuar se LDK është më mirë të shkojë e vetme në zgjedhje.

-Advertisement-

Gaxherri nuk preferon që të ketë një koalicion parazgjedhor LDK-LVV për disa arsye.

“LDK do të ishte më mire të shkonte në zgjedhje vetëm, kjo do të ishte ideale, sepse vetëm në këtë formë ne do të jemi kompetent për të marrë përgjegjësinë për të bërë koalicionin me numrat e mjaftueshëm edhe për të shkuar tutje. Nëse ne bashkohemi para zgjedhjeve, votat do të shpërndahen . Elektorati I LDK-së mund të votojë deputetët e Vetëvendosjes dhe nesër Vetëvendosje mund të thotë kam deputetë më shumë edhe nëse është votuar nga LDK-ja. Prandaj është dasht me shku si subjekte të ndara dhe pas zgjedhjeve të ulemi edhe të bisedojmë por në zgjedhje është dasht te shkohet vetëm “  ka thënë Gaxherri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera