Lajme

Deputetja e LDK-së çon në qiell Lutfi Hazirin: Nga lloçi Gjilanin po e bën në qytet modern

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 05 August 2020

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi që vije nga Gjilani, ka takuar kryetarin e kësaj të fundit, Lutfi Hazirin.

Bunjaku – Rexhepi, pas takimit me Hazirin pati fjalë të mëdha për kreun e Gjilanit, shkruan gazeta Infokus.

Ajo, madje për Hazirin po thotë që Gjilanin nga lloçi po e bën qytet modern.

-Advertisement-

“Sot kisha nderin ta vizitoja dhe të bashkëbisedonim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Hazirin, liderin që po e bën Gjilanin nga lloçi e vadat, në një qytet modern. Biseduam për projektet madhore, si: Ujërat e Zeza, impiantët dhe kolektorët e ujërave të zeza, zgjerimin e hyrje-daljeve të qytetit, tregun e  gjelbërt dhe të kafshëve. Diskutuam për arsimin dhe përgatitjet për fillimin e mësimit në shtator e sfidat e mëdha në pandemi, duke i ofruar përkrahjen time të pakursyer.

Falënderova liderin Haziri, që Gjilanit po i jep zhvillim të madh urban dhe që po e presin edhe shumë projekte të tjera gjigante!”, ka shkruar Bunjaku – Rexhepi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera