Deputetja e LDK-së: BE ta ndëshkojë Serbinë për mos respektim të Marrëveshjes së Ohrit

Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 10 April 2023
Me 18 mars në Ohër u arrit pajtueshmëri mes palëve për aneksin e planit evropian, për të cilin Kosova e Serbia fillimisht u pajtuan me 27 shkurt në Bruksel.
Bashkimi Evropian pas pajtimi në Ohër tha se duhet nisur menjëherë zbatimi i marrëveshjes dhe pavarësisht se nuk ka nënshkrim, ajo është ligjërisht e obligueshme.
Por, Serbia duket se nuk planifikon ta zbatojë atë në tërësi.
Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Ne do të zbatojmë disa pjesë të marrëveshjes, ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do ta zbatoj”, është shprehur Vuçiç.
Lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të vendos sanksione ndaj Serbisë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.
Kurse, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk është finale dhe se është e dëmshme, derisa nuk ka njohje.
“Qysh në fillim e kemi cekur se një marrëveshje pa njohje dhe ligjërisht e obligueshme është e dëmshme. Marrëveshja e Ohrit, nuk nënkupton atë finale”, thotë ajo.
Sipas Krasniqit, sa i përket deklaratave të Vuçiq për mos zbatueshmëri të marrëveshjes, BE duhet ta ndëshkojë atë, duke i vendosur sanksione.
“Në këtë rast edhe deklarimet nga pala serbe se nuk do të zbatojnë atë marrëveshje duhet të trajtohen me seriozitet nga BE si ndërmjetësuese dhe të ndëshkohet për mos respektim të marrëveshjes. Serbia vazhdimisht ka punuar kundër interesit të Kosovës, për këtë edhe duhet sanksione ndaj Serbisë”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Të tjera
-
Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës, shkak mosfunksionimi i laboratorit të Toksikologjisë në IML
Mostrat për analizë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut, janë dërguar në Maqedon...
-
PE miraton raportin për Shqipërinë: Mbështetje për reformat dhe anëtarësimin në BE
Më 9 korrik 2025, Parlamenti Evropian miratoi raportin për Shqipërinë, duke k...
-
Kryeziu: Votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit, cenon parimet e transparencës
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se votimi i fshehtë për ...
-
Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, shkak zjarri në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shk...
-
Europoli godet rrjetin e dr*ogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri, arrestohen 28 persona
Europol, në bashkëpunim me policinë italiane zhvilloi të martën e 8 korrikut ...
-
Si do të kompletohet raporti i IML-së për Agon Zejnullahun? Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit që disa muaj
Rasti i të riut Agon Zejnullahu në Lipjan, ka shkaktuar reagime të mëdha në o...
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
Një rasti i therjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishti...
-
Çitaku – Kurtit: Jo Albin, ne gjithmonë e kemi respektuar Policinë, ti ke hedhur gurë e mllef ndaj tyre
Sot kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për rastin ...
-
Avokati mbron pesë policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut, gazetari e pyet: “A i kishe përballu ti pesë persona mbi trupin tënd?”
Avokati Besnik Berisha, që mbron pesë zyrtarët policorë të dyshuar për vrasje...
-
PAMJE: Aksident i rëndë te rruga C në Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë. Sipas pa...
-
Gjykata refuzon kërkesat e PDK-së dhe Odës Ekonomike për masë të sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur energjetik
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Themelore në P...
-
Lushaku- Sadriu për Paris Gurin: Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka thënë se deputeti t...