Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës më 7 mars ndan foton e veçantë kur ishte drejtoreshë e shkollës

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 07 March 2021

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit, shkruan Gazeta Infokus.

Nagavci, krah një fotografisë ku ishte drejtoreshë e shkollës, ka shkruar se roli dhe rëndësia e mësimdhënësve në edukimin dhe formësimin e secilit individ është shumë e madhe në zhvillimin e çdo shoqërie.

“Të dashura Mësuese e Mësues, Urimet më të përzemërta për ditën tuaj sot!Roli dhe rëndësia e mësimdhënësve në edukimin dhe formësimin e secilit individ është shumë e madhe, ashtu si dhe në zhvillimin e çdo shoqërie.Puna juaj është me shumë përgjegjësi e sfida, me ngarkesa e presione, kërkon kohë për planifikim e vlerësim, kërkon njohuri profesionale dhe pedagogjike.Por është dhe e bukur, falenderuese e meritore.Unë kam pasur fatin e mirë që gjithë jetën time të jem e rrethuar nga mësimdhënës të shkëlqyeshëm. E rritur si vajzë e dy prindërve mësimdhënës, duke punuar vet me ditar në dorë për më shumë se dhjetë vite, më shumë se tri dekada punë në arsim në funksione e detyra të ndryshme, e rrethuar me kolegë të jashtëzakonshëm, me mësimdhënës të dalluar e me punëtor arsimi të përkushtuar, ndjehem me fat dhe e ndikuar në formësimin tim”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu ajo është shprehur se duhet ende punë për të përmirësuar cilësinë e arsimit në vend.

“Akoma kemi shumë punë për të bërë, shumë angazhim për përmirësimin e cilësisë në arsim, shumë nevojë për bashkëpunim e bashëkrëndim të punëve, andaj dhe mbështetja ime dhe e jona do të jetë e plotë e parezerva”, ka shkruar Nagavci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera