Lajme

Deputetja e AAK-së për vdekjen e dy kosovarëve: Dhimbja bëhet më e rëndë kur tragjedia ndodh larg vendlindjes

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 13 October 2020

Për aksidentin tragjik në Gjermani, ku humbën jetën dy vëllëzër nga Deçani, ka shprehur ngushëllime edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Ajo është shprehur e tronditur me këtë lajm të rëndë duke theksuar se vdekja bëhet edhe më tragjike kur ndodh larg vendlindjes.

Postim i saj i plotë:

-Advertisement-

Jemi të tronditur nga lajmi i rëndë për ndarjen tragjike nga jeta të dy vëllezërve deçanas ( B. A. 13 vjeç dhe H.A. 17 vjeç)

Me këtë rast, prindërve të tyre arsimdashës, veprimtarë e atdhetarë të devotshëm, familjes së gjërë dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të thella.

Dhimbja bëhet e peshon akoma më e rëndë kur kjo tragjedi ndodhë largë vendlindjes.

Në këto momente, ne lutemi pa pushim për këta dy engjuj dhe familjen e tyre!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera