Lajme

Deputetja e AAK-së: Edhe një vendim skandaloz nga kryeministri që e shkatërron sistemin e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 23 November 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyçi, ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje.

Në reagimin e saj në Facebook, deputetja Bytyçi ka thënë se ky është një vendim skandaloz që shkatërron sistemin e drejtësisë.

Ajo e ka pyetur Kurtin “Kur është boll për ty?”.

-Advertisement-

Reagimi i saj i plotë:

Kështu forcohet sundimi i rendit dhe ligjit i proklamuar nga Qeveria Kurti, duke ua ulur pagat prokurorëve e gjyqtarëve e kësisoj duke ua fyer integritetin e dinjitetin e tyre.

Bravo kryeministër!  Edhe një tjetër vendim skandaloz, një vendim që e shkatërron plotësisht sistemin e drejtësisë.

Kur është boll për ty?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera