Lajme

Deputetja Deliu viziton Thaçin e Veselin: Shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 13 October 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu -Kodra ka vizituar në Prokurorinë Speciale në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Deliu ka bërë të ditur në “Facebook” se me Thaçin dhe Veselin kanë biseduar gjatë, kryesisht për Kosovën.

“Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë”, shkroi Deliu.

-Advertisement-

“Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri”, shtoi deputetja e PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera