Lajme

Deputetja britanike i thotë Borrellit se zëdhënësi i BE-së nuk ka ekuilibër kur akuzon Kosovën për sjellje joevropiane

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 14 August 2023

Deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Petër Stano, i cili gjatë një konference për media javën e kaluar ka thënë se sjellja e Kosovës ishte ”jo-evropiane“, duke iu referuar tensioneve në Veri muajve të fundit.

Për këtë ajo është ankuar te Josep Borrell, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë.

Deputetja britanike i tha Borrellit se Stano ka mungesë të plotë të ekulibrit të marrëdhënieve të BE-së me Kosovën.

-Advertisement-

”Josep Borrell Zëdhënësi i saj tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën”.

”Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë”, ka shkruar Keans në Twitter.

Në këtë listë përmenden vizitat e zyrtarëve të Beogradit zyrtar në Teheran, marrëveshjet e Serbisë me Rusinë edhe pas përpjekjes ruse për pushtimin e Ukrainës, blerjen e dronëe kamikazë prej Iranit, kidnapimi i policëve kosovarë, si dhe sjellje tjera destuktive të Serbisë në raport me Kosovën dhe perëndimin./Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera