Lajme

Deputetja britanike: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 23 October 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila po qëndron në Kosovë, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin.E pyetur se cili shtet është ai, Kearns ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.

“Me sa kam kuptuar njëra prej shteteve të jashtme është duke bërë vetë hetim dhe kjo do të bëhet publike, dhe natyrisht Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar hetimin e vet po ashtu. Qeveria e Kosovës do të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që e kanë mbijetuar sulmin, ata që kanë humbur por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë e meritojnë ditën në gjyq ku Millan (Radoiçiq) duhet me qenë aty në gjyq duke dhënë llogari.”

“Nuk jam e sigurtë a është kjo e ditur publike kështu që do të përmbahem prej komentimeve të mëtutjeshme lidhur me këtë”- shtoi ajo.

-Advertisement-

Kearns në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se disa herë ka tërhequr vërejtjen se do të ketë eskalim të situatës në Kosovë, duke shtuar se gjatë vizitës në Kosovë ka dashur të shoh edhe armët që janë konfiskuar në veri të vendit.

“Jam shumë e brengosur, e di që është duke u zhvilluar hetim lidhur me atë që ka ndodhur me 24 shtator por desha të shoh me sytë e mi çfarë armë janë gjetur saktë, sidomos pasi që unë kisha alarmuar shumë përpara që ka me ndodh. Gjithashtu kam pas dëshirë me u taku me familjen e policit të vrarë dhe isha e privilegjuar që më pritën në shtëpinë e tyre dhe më dhanë rastin me i shpreh ngushëllimet e mia për faktin që babai i tyre, ishte vrarë”, tha deputetja Kearns.

Sipas saj armët e konfiskuara janë të rangut ushtarak.

“Ato janë armë të rënda ushtarake, kanë mbishkrim serb, këto nuk janë armë prej kohës së Millosheviqit, s’janë armë antike, disa janë por grantat ishin të datuara prej 2021 dhe kjo nuk është sasi e vogël e armëve që një grup i krimit të organizuar mund ta sigurojë. Këto janë armë të rangut ushtarak, shumë serioize të cilat nuk janë për kriminalitet të nivelit të ulët. U ndava mjat e brengosur prej asaj që pashë” – thotë ajo.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan.

Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.Është ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.

Radoiçiq tha se të gjithë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi të premten pasdite avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.Sulmin terrorist të 24 shtatorit e dënuan ashpër edhe ndërkombëtarët./Kallxo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera